Pas çdo femre inteligjente dhe tërheqëse fshihet “Swarovski”!

Gratë inteligjente janë me të vërtetë një forcë e madhe që duhen vlerësuar, ndaj “Swarovski” sjell në Tiranë një koleksion unik për t’i mbështetur ato!

E kemi fjalën për koleksionin “Power Collection”, i cili e shndërron veshjen tuaj dhe i fal një tjetër dimension asaj duke i dhuruar paraqitjes suaj më tepër shkëlqim.

Ashtu siç shprehet edhe Drejtoresha Krijuese e “Swarovski-t, Nathalie Colin, një bizhuteri nuk lidhet vetëm me modën, por na ndihmon të shprehim identitetin dhe të forcojmë besimin në vetvete.

Nuk ka rëndësi nëse keni një mbledhje pune në mëngjes, apo një takim romantik në darkë, këta aksesorë do t’ju japin fuqinë që ju duhet për t’u dukur bukur në çdo moment të ditës!

Zgjidh të preferuarin!
Byzylykët me shkëlqim të “Swarovski”-t janë të disponueshëm në tre stile dhe ngjyrat më në modë të sezonit:

Për sezonin e dimrit, byzylyku ideal do të ishte ai që mbështillet rreth dorës suaj dhe që vjen në ngjyrë të bardhë, bezhë dhe të zezë të kristaleve. Të tre të vendosur bashkë, ose tek e tek, i japin veshjes suaj një shkëlqim të sofistikuar.


Këshillë: Luana Vjollca është fansja më e madhe e këtij modeli, ndërsa na tregon një mënyrë tjetër përdorimi: Vendoseni atë në kokë, në formën e një kordeleje që i bën flokët tuaj të shkëlqejnë në një festë me miqtë!


Gjatë ditës, vëmendjen mund ta marrin duart tuaja, por gjatë natës, fokusi vendoset në fytyrë. Vendosni aksesorin në qafë, në formën e një varseje që e bën vezulluese edhe një veshje të thjeshtë.

Për klientët besnikë të “Swarovski”-t vijnë byzylykët me ikonën e mjellmës, logoja kryesore e brandit, që do t’i shtojë hijeshi stilit tuaj unik.


Këshillë: I disponueshëm në 5 ngjyra, mes të cilave goldi dhe argjendi, ky byzylyk është klasik dhe i guximshëm dhe mund të kombinohet fare mirë me byzylykët e tjerë të “Power Collection” për më shumë hijeshi!

Për ju që besoni te syri i keq, kemi byzylykyn ideal të dizenjuar me kristalin në formë syri, për t’ju bërë të ndiheni si një “Perëndeshë Fatsjellëse”. Mund të zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar mes jeshiles, blusë dhe rozës që ofron “Swarovski” dhe do të ndiheni të sigurta, të mbrojtura në çdo hap që merrni ditë edhe natë.


Këshillë: Vendoset lehtësisht në kyçin e dorës dhe bën më tepër figurë nëse e kombinoni me byzylykë të tjerë të “Power Collection” në të njëjtën ngjyrë, për një shkëlqim maksimal si më poshtë:

Koleksionin e gjeni në Qendrën Metropol, TEG dhe QTU. Nxitoni të bëni tuajit këta byzylykë me një porosi online në Instagram dhe Facebook 

Nëse ka diçka që “Swarovski” dhe gratë e forta na kanë mësuar, është kjo: Asgjë nuk mund të na ndalojë të arrijmë qëllimet tona – në fund të fundit, fuqinë e kemi ne në dorë!