Për të gjithë guximtarët! Zgjidh ngjyrën e preferuar, të të tregojmë aksesorin që të shkon!

Vera është për guximtarët!

Nëse të pëlqejnë aventurat, ngjyrat dhe do të bësh diferencën, atëherë kemi aksesorin unik për ty!

Ky ishte qëllimi që “Swatch” kishte kur solli koleksionin më të ri të orëve që quhet “Big Bold” dhe që e gjeni në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.

“Big Bold” është ora perfekte e verës. Është e madhe, bie në sy dhe na plotëson atë dëshirë që duam të gjithë kur blejmë një aksesor: Të dukemi ndryshe!

Tani që vera po mbërrin nuk do të donim gjë tjetër më shumë sesa të viheshim re dhe na besoni se kur të zgjidhni orën tuaj të preferuar nga koleksioni i ri, do të ndiheni sikur s’ka tjetër si ju!

E veçanta e koleksionit “Big Bold” është se ka orë uniseks, të përshtatshme për femra dhe meshkuj! Koleksioni sjell një mori ngjyrash nga e zeza për klasikët, te e kuqja për guximtarët!

Ju zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe ne ju themi aksesorin që ju shkon!

“BBBLACK” për klasikët dhe misteriozët

Në psikologji, e zeza nënkupton fuqi dhe kontroll! Ora  “BBBLACK” është për ata persona që duan të duken klasikë dhe misteriozë! Përputhet në mënyrë perfekte në kyçin tuaj të dorës falë elasticitetit dhe formës së përkulur që i ofron silikoni. E veçanta e orëve të këtij koleksioni është xhami i sheshtë dhe vendosja e zemrekut në drejtim të orës 2:00 dhe jo 3:00 siç e kanë orët e tjera.

“BBBLOOD” për energjikët 

Ora “BBBLOOD” është për personat plot energji që i duan kombinimet e forta të të kuqes me të zezën dhe sigurisht kanë pak patriotizëm në gjak! Kasa e madhe e orës, akrepat e bardhë dhe numrat në ngjyrë të kuqe, e bëjnë lehtësisht të dallueshme fushën dhe tërheqëse!

“BBBEAUTY” për komunikim dhe optimizëm

Për ju optimistët që e adhuroni komunikimin, “Big Bold” vjen me një larmishmëri nuancash dhe ndërthurjes mes të jeshiles ushtarake si ngjyrë bazë dhe portokallisë në orën “BBBEAUTY” që sjell bukurinë e ngjyrave më në modë të 2019-s.

“BBBLANCO” për kompromisin 

Për adhuruesit e jeshiles verore, “Big Bold” sjell bashkimin më fantastik të ngjyrave në “BBBLANCO”, të dizajnuara me mjeshtëri për t’u kombinuar me veshjet tuaja të preferuara të sezonit.

“BBBLUE”  për besim

“Swatch” sjell magjinë e ngjyrës blu në orën “BBBLUE”, me rripin me grimca në këtë ngjyrë, numrat dhe akrepat e bardhë. Të gjithë orët ndjekin trendin e fundit të dizajnit sportiv që thekson edhe më shumë rëndësinë e aksesorëve praktikë për në përditshmërinë tuaj!

Trendi i orëve sportive po përqafohet nga e gjithë bota dhe adhuruesit e “Swatch”!