Për ty që kërkon të veçantën! Shkëlqe më shumë se dritat e festave me aksesorin unik që i mungon pamjes tënde!

Ngjarjet e shumta që kanë ndodhur këtë vit na kanë lodhur të gjithëve dhe e dimë që ky nuk ishte për askënd viti perfekt, ndaj kjo është një arsye e mirë për ta mbyllur sa më këndshëm 2020-ën.

Babagjyshi s’dihet ku mund të jetë karantinuar për shkak të pandemisë, ndaj bëhu “babagjyshi” i vetes tënde dhe plotëso tekat që ke këtë fundvit.

Mund të jesh ende në dyshime, ndaj ne e kemi një ide për të të bërë të lumtur!

“Swatch” të jep mundësinë të luash me kohën dhe të ofron një botë ku imagjinata mund të vrapojë e lirë! Thuaji “lamtumirë” vitit që po lë pas dhe udhëto në kohë me “Swatch”.

Brandi prestigjioz zviceran di të bëjë diferencën, ndaj ky koleksion i ri dhe i limituar i festave është po aq impresionues sa çdo herë tjetër!

E dimë që do të tundohesh ta bësh sa më parë për vete këtë orë me motivet e festave, që të bën të ndihesh sikur Krishtlindjet apo Viti i Ri janë në kyçin tënd.

Rripi transparent i orës “Swatch” me flokët e dëborës të rëna mbi të, e bën super të veçantë këtë punim, i cili është fare i kombinueshëm me çdo veshje!

Preferon diçka më ndryshe?

Koleksioni i ri i”Pushimeve” në “Swatch” jo më kot ka marrë këtë emër, pasi tani më shumë se kurrë mund të bëhesh e bukur për veten tënde, pa pritur të të shohë askush!

Mund të qëndrosh brenda në shtëpi, të veshësh diçka të këndshme dhe ta plotësosh look-un me njërën prej orëve të mëposhtme, për të shkëlqyer më shumë se dritat e pemës! S’ke aspak nevojë të shkosh në festë, festa je ti!

Zgjidh të preferuarën mes ngjyrave të shndërritshme nga 15 llojet e ndryshme të këtij koleksioni, përfshirë këtu edhe BLUMINO, MULTILUMINO, LUMINESCENT ROSE apo BLUE SPARKLE.

Vëri gishtin shkëlqimit që të përshtatet dhe mos u mendo dy herë, pasi “Swatch” ofron produktet më cilësore me çmimet më të leverdisshme! Dhuratat s’kanë qenë kurrë më të bukura se tani!

Nëse të pëlqen shkëlqimi dhe dëshiron të bësh diferencën, vizito “Swatch” në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.

Gjithashtu, nxito t’i bësh për vete këta aksesorë me një porosi online në Facebook .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *