Për vajza dhe djem tërheqës! 3 aksesorët që do t’i shihni kudo, në qytet, plazh, Instagram!

Koha nuk ndalet, ashtu si ne dhe “Swatch” e pasqyron këtë mesazh me koleksionin e ri “Big Bold Spectrum”, që i çon orët me kasë transparente në një tjetër nivel.

Ngjyra të reja të guximshme dhe një kasë gjysmë të tejdukshme për t’ju kujtuar se koha është e jona dhe mund ta kalojmë si të duam!

Tinguj, ngjyra dhe me plot ritëm, koleksioni i ri i “Swatch” i përshtatet jetës plot gjallëri në qytet, që nuk ndalet kurrë, në çdo orë të ditës.

Nuk ka kohë për pushim dhe kur dielli perëndon, qendra e vëmendjes vijon të jesh ti që mban në dorë orën “Big Bold Spectrum”.

Çfarë risie sjell Swatch Big Bold Spectrum?

Koleksioni më i fundit ju shoqëron në aventurat tuaja gjatë ditës, duke eksploruar të gjitha nuancat. Të pajisura me kasë gjysmë transparente 47 mm dhe me rrip silikoni që është tepër i përshtatshëm, orët e reja i shtojnë veshjes suaj magjinë që keni nevojë.

Efekti Solar Spectrum i brand-it dhuron disa refleksione dinamike kur mbi orën tuaj bie dritë. Ne po ju sjellim sot disa nga modelet tona të preferuara të koleksionit që na kujtojnë se koha është jona, dhe aventurat më të bukura të verës na presin përpara!

BLUE TASTE – E shndritshme si qielli i pafundëm i Arizonës. Më gjeni diçka më të madhe se sistemi diellor dhe ne dorëzohemi! Koleksioni i ri BIG BOLD me një veçori unike të Swatch Solar Spectrum, nxjerr në pah elementët me ngjyra të ndritshme fluorishente nga bluja te roza.

Një linjë e re e frymëzuar nga gjallëria e jetës urbane, frymëzuar nga veshjet e stilit urban, sjell orët Big Bold ideale për adhuruesit e jetës moderne dhe aktive!

FIRE TASTE– E madhe dhe e egër si perëndimi i Karaibeve. E shndritshme dhe me shkëlqim por shumë misterioze, ora me efektin special të Swatch Solar Spectrum, është perfekte për djem dhe vajza. E guximshme në çdo kombinim, ora sportive është lehtësisht e kombinueshme këtë verë me ngjyrën portokalli në sfond.

PINK TASTE – E madhe dhe fuqishme si pema afrikane Jacaranda në lulëzim. Me veçorinë unike të Swatch Solar Spectrum, ora vjen në një dimension të ri të ngjyrës rozë me akrepat jeshilë që do të kthehet në aksesorin tuaj të preferuar të verës 2020.

Swatch Big Bold Spectrum është koleksioni më i ri i orëve i frymëzuar nga ide të guximshme, të krijuara për personalitete ndoshta edhe më të guximshme.