Përse meshkujt i dashurojnë orët?!

Pse meshkujt harxhojnë shuma të konsiderueshme për një orë?!

Orët bëjnë shumë më tepër sesa thjeshtë të tregojnë orarin, por tek një mashkull ora është pjesë e paraqitjes së tij, vlerë e shtuar.

Megjithatë brandi Zvicerian i orëve SWATCH tregon disa nga arsyet kryesore përse meshkujt i duan dhe investojnë tek orët e dorës.

  1. Interesi për objektet mekanike inxhinerike

Shumë meshkuj janë të interesuar për gjërat mekanike. Ata pëlqejnë jo vetëm detajet që duken thjesht bukur, por dhe sende të cilat janë shumë funksionale dhe përfshijnë ndërtime të ndërlikuara. Orët SWATCH mbartin histori dhe përfshijnë qindra pjesë të punojnë në të njëjtën kohë për të siguruar një gamë të gjerë karakteristikash.

2. Ora është një aksesor i përshtatshëm

Mendoni veten në një mbledhje pune. Nuk mund të shikoni telefonin teksa ju flet shefi i punës ose kolegu gjatë një projekti. Jeni në një takim me një vajzë, nuk doni që të mendoi se telefoni ju merr vëmendjen prej saj. Doni të prezantoheni serioz në një intervistë pune. Keni një darke apo mbrëmje feste dhe doni të dukeni bukur, si një zotëri. Madje, me orët automatike nuk duhet të shqetësoheni a ka ose jo bateri, sepse ato i kurdis lëvizja e kyçit tuaj. Një orë dore e përshtatshme në të përditshmen tuaj është “SISTEM DAFNE”.


3. Një orë automatike nuk vdes kurrë


Një orë e mirë është një vlerë e shtuar. Orët automatike bëhen pjesë e pandarë e juaja. Nuk është çudi, që të tilla orë dore kanë vlerë ende dhe për tu rishitur sepse ingranazhi i orëve automatike me pak kujdesje mund të zgjasë me dekada. Një orë automatike e cilësisë së lartë mban gjithmonë nënshkrimin SWISS MADE.