Pjesë e historisë! Krishtlindja në “Rockfeller Center” s’do të ishte e njëjta pa shkëlqimin magjik të “Swarovski-t”!

“Rockfeller Center”, një ndër qendrat më të famshme tregtare në New York dhe në botë, ka kthyer në traditën e saj ndër dekada, pemën e famshme të Krishtlindjeve.

Që prej vitit 1933, pema e festave në qendrën “Rockfeller” ka qëndruar si feneri i pushimeve për njujorkezët dhe vizitorët e huaj nga e gjithë bota. Ky vend vizitohet nga 500.000 mijë vizitorë në ditë, dhe rreth 18.000.000 vizitorë gjatë muajit të festave!

Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 1931, kur punëtorët e kësaj qendre tregtare mblodhën para së bashku, për të blerë një pemë Krishtlindjesh. Ata e dekoruan bredhin 3 metra të lartë me zbukurime të punuara me dorë, të cilat i morën nëpër shtëpitë e tyre.

Dy vite më pas, “Rockfeller” vendosi ta bëjë pemën e Krishtlindjeve një traditë vjetore dhe mbajti ceremoninë e parë të ndriçimit të pemës me drita.

Dritat, zbukurimet dhe yjet  ndryshuan me kalimin e viteve, ndërsa pema vazhdon të vendoset çdo vit, si shpirti i festës në mes të atij vendi kaq të vizituar nga turistët.

Në vitin 2004 dhe çdo vit tjetër në vazhdim, pemës së famshme të Krishtlindjeve në “Rockfeller” i dha një tjetër shkëlqim marramendës ylli vezullues i “Swarovski-t”.

“Swarovski” u bë pjesë e historisë dhe mallëngjeu vendasit e turistët nga mbarë bota ,me yllin më të bukur në majën e pemës, ku qëndrojnë sytë e qytetarëve që shohin çdo vit me ëndje këtë bukuri.

Tashmë, “Swarovski” është bërë një pjesë ikonike e festave të fundvitit të New York-ut, duke sjellë atmosferën magjike me kristalet vezullues.

Ylli gjigant i pemës së “Rockfeller Center”, me një dizajn spektakolar, peshon 250 kilogramë dhe përmban plot 25.000 kristale.

Diametri i këtij ylli është 9.5 metra, ndërsa 12 ‘rrezet’ që dalin nga qendra e yllit “Swarovski” përmbajnë 720 llamba LED, të cilat shkëlqejnë në 3.000 metra tela.

Ky punim i krijuar me kaq mjeshtëri dhe shije është një vepër arti madhështore, pa vezullimin e së cilës festat në New York s’do të quheshin të plota!

Festat s’mund të shkëlqenin më bukur se kaq me “Swarovski-n”!

Këtë fundvit e kemi pothuajse të pamundur për të udhëtuar dhe vizituar pemën madhështore, si dhe për të parë nga afër shkëlqimin e saj të kuruar deri në detaje! Por, mos u shqetësoni!

“Swarovski” sjell atmosferën festive me koleksionin e mrekullueshëm të figurave të kristalit! Shtëpia dhe pema juaj e festave do të duken po aq mahnitëse sa “Rockfeller Center”!

Nëse po kërkoni magjinë e festave, kaloni në Swarovski!

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *