Po vijnë festat dhe surprizat! BLUKIDS e hapi thesin e dhuratave për të gjithë fëmijët

Më herët se kudo tjetër, festat e fundvitit po trokasin në BLUKIDS!

Duke nisur nga ky muaj, keni mundësinë e artë për t’i bërë të lumtur fëmijët tuaj me produktet fantastike që “BLUKIDS” ofron, ndaj dhe ditët e fundit të 2021-shit do t’i kaloni bukur.

“BLUKIDS” ju gjendet pranë për ta bërë sa më të sigurt dhe argëtues rrugëtimin e fëmijëve, ndërsa ata do të ndihen të lumtur.
Furnizimi i ri solli koleksionin fantastik të festave, “Winter 2021”, që s’duhet ta humbisni për asnjë arsye. Xhupa, pulovra, sete sportive e produkte festive, të gjitha i gjeni në BLUKIDS.

Po ashtu, këtë vit prezantohet edhe koleksioni speical IANA, një copëz arti në garderobën e të vegjëlve tuaj.
Iku koha e lodrave! Hidhini një sy veshjeve cilësore me motivet e festave që do të gëzojnë dhe do të mbajnë ngrohtë vogëlushët tuaj në këto ditë që sa vijnë e ftohen.

Në BLUKIDS s’kanë fund lajmet e mira! Nxitoni të përfitoni nga ofertat, nga data 05 Nëntor deri ne 12 Nëntor. Jeni ende në kohë!

Nëse blini tre produkte, përfitoni 20% ULJE për çdo blerje në veshjet cilësore me dizajnet më moderne që do të transformojnë garderobën e të vegjëlve tuaj!

Zgjidhni veshje plot stil dhe elegancë për vajzat e djemtë tuaj, nga tendencat e fundit të modës në “BLUKIDS”.
Materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex i veshjeve të “BLUKIDS”, do ta lehtësojë akoma dhe më shumë zgjedhjen e prindërve për të ndryshuar garderobën për stinën e dimrit.

Dizajni italian i menduar deri në detaje, i përshtatur me stilet dhe tendencat e fundit, do t’i bëjë fëmijët tuaj të ndjehen më të veçantët.Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.
Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.