Pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti! “BLUKIDS” ju rikthen buzëqeshjen të vegjëlve!

Brand-i i njohur italian i veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë “BLUKIDS”, është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit!

BLUKIDS” u është gjendur pranë fëmijëve të familjeve në nevojë, duke dhuruar veshje për të kaluar sa më ngrohtë këto ditë të ftohta dimri!

Mbi 300 pako janë dërguar nga të rinjtë e “BLUKIDS” pranë fëmijëve në Pezë, Vorë dhe Shijak, zona të cilat kanë pasur më tepër nevojë për ndihma pas dëmeve nga tërmeti 6.4 ballë.

Pakot përmbanin rroba për fëmijët dhe këpucë në ngrohta për të vegjlit, që u është dashur të kalojnë momente të vështira.


Me misionin e vetëm për t’i ndihmuar këta fëmijë ta kalojnë pa dhimbje këtë tragjedi, “BLUKIDS” sjell përmes fotove disa nga momentet më prekëse!

Dhuratat i do çdokush dhe aq më tepër fëmijët, ndaj të shihje buzëqeshjet në fytyrat e trembura të tyre, apo sy që prisnin me kureshtje se çfarë kishte brenda pakos, ishte qëllimi kryesor i brand-it të njohur.

Me qindra veshje u dorëzuan në duart e vogla të fëmijëve në nevojë, të cilët kishin mbetur me rrobat e trupit, që nga momenti që kishin lënë ambientet e shtëpive të tyre të dëmtuara nga tërmeti!

Misioni për të ngrohur zemrat e këtyre të vegjëlve u përmbush, por “BLUKIDS” nuk ndalet!

Brand-i premton se do të jetë pranë jush në çdo moment!