Pranvera mbërriti më herët në BLUKIDS! Mos humbisni ofertat dhe koleksionin e ri për fëmijët

Po i prisnit ditët me ngjyra? Epo, ja ku po ju themi se pranvera ka mbërritur më herët në kryeqytet, pikërisht në brand-in BLUKIDS!

Koleksioni i ri për fëmijë, spring-summer është gati dhe do t’ju frymëzojë këto ditë me një seri modelesh dhe ngjyrash.

Zgjidhni veshje plot stil dhe elegancë për vajzat e djemtë tuaj, nga tendencat e fundit të modës në “BLUKIDS”.

Materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex i veshjeve të “BLUKIDS”, do ta lehtësojë akoma dhe më shumë zgjedhjen e prindërve që kërkojnë me çdo kusht të kënaqin të vegjëlit e tyre.

Dizajni italian i menduar deri në detaje, i përshtatur me stilet dhe tendencat e fundit, do t’i bëjë fëmijët tuaj të ndjehen më të veçantët.

BLUKIDS ofron 20% ulje për koleksionin e ri, kështu që bëni mirë të nxitoni! Vishini fëmijët bukur për ditët me diell që po vijnë!

Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.