Prekje e bukurisë së përjetshme! Zbulo magjinë e kristaleve të koleksionit të fundit nga Swarovski!

Magjia e kristaleve “Swarovski” vjen me një frymë të re dhe të guximshme, e cila arrin sfera të reja të imagjinatës dhe zbulon mundësi të pafundme.
Një koleksion i frymëzuar nga kozmosi, gjeometria, ngjyra vibrante dhe punime kristali voluminoze!

Një prekje e bukurisë së përjetshme e krijuar për të zgjatur pergjithmonë dhe një zgjedhje perfekte për çdo moment!
Jeni gati për të zbuluar një tjetër dimension që ju dhuron Swarovski?

ORBITA

Drejtoresha krijuese e “Swarovski-t” Giovanna Engelber, ndërthur trashëgiminë e Swarovski-t dhe dizajnin në një koleksion të ri vizionar, frymëzuar nga skicimet e para të themeluesit Daniel Swarovski.

Zbuloni varësen “Orbita”, e punuar me prerjet fantastike të kristalit që shkëlqejnë në çdo kënd. Me ngjyra delikate, njekohësisht edhe plot jetë, është ideale për një kombinim me çdo veshje, në çdo moment të ditës.

DULCIS

Shijoni magjinë në gishtat tuaj me kristalet e punuara me fantazi.

Dizajne komplekse dhe artistike, të frymëzuara nga gjeometria, na shfaqin një dimension të ri të mjeshtërisë së punimit të kristalit. Një art më vete i kombiminit të ngjyrave më trend të sezonit!

SOMNIA

Kjo familje vë në dukje trendin bohemian të rruazave, duke përdorur materiale të ndryshme, gurë të çmuar dhe kristale. Secila rruazë është e punuar me dorë dhe me një përkujdesje maksimale të detajeve.

Kjo varëse vjen në dy ngjyra:

Tigereye dhe Aventorine, ku në secilën vërehet shkëlqimi dhe siperfaqja e lëmuar e rruazave.

MESMERA

Qëllimi i kësaj familjeje është të prezantojë një tjeter nivel të rafinimit të lartë të bizhuve me një miksim befasues të prerjeve unike të kristalit dhe volumit të tij.

Versatilileti, prerjet dhe madhësia e kristalit janë karakteristikat unike që e bëjnë të veçante këtë familje.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram dhe Facebook!