Red Friday për herë të parë në Shqipëri! Jo një ditë, por një fundjavë plot oferta fantastike nis sot!

E dimë që Black Friday është një ndër ditët më të shumëpritura për të bërë shopping në të gjithë vitin, po sikur t’ju themi që nga sot do të keni një fundjavë të plotë për të festuar me oferta fantastike?!

Po, po! Nga kjo e premte Qendra Metropol hap dyert me surpriza pafund në atë që do të quhet Red Friday, fundjava më e madhe e uljeve që do të zgjasin për katër ditë nga dt. 12 deri në 15 qershor.

Brand-et e mirënjohur “Top Shop”, “Swarovski”, “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS”, ju ftojnë të përfitoni nga ofertat më të mëdha që shkojnë deri në -80% ulje.

TOP SHOP

Top Shop vjen me super oferta për klientet besnikë. Vizitoni brandin në Qendrën Metropol për t’u njohur më nga afër me uljet që shkojnë deri në – 80%. Nga tenxherja e famshme MultiCooker e Delimanos te NutriBullet apo friteza me ajër; produktet më të mira për shtëpinë tuaj i gjeni në Top Shop!

Enë kuzhine, produkte pastrimi, aksesorë për dhomën e gjumit, gjithçka është në ulje këto ditë.  Vizitoni profilin në Instagram ose faqen zyrtare të Top Shop për t’u njohur më nga afër me ofertat dhe nxitoni të porositni në numrin e telefonit  044514421 pasi sasitë janë të limituara!

SWAROVSKI

Swarovski i ka kthyer në një traditë tashmë uljet e sezonit, ndaj kjo fundjavë do të plotësojë dëshirën tuaj për t’u dukur bukur pa shpenzuar shumë! Të gjithë e adhurojmë shkëlqimin e bizhuterive ndaj, brand-i i njohur ndërkombëtarisht ju fton të filloni blerjet e sezonit veror me ulje deri në 20% në të gjitha produktet.

Vizitoni Swarovski-n këtë të premte për t’i bërë vetes ose njerëzve më të dashur një dhuratë pa shpenzuar shumë. Rrethoni veten nga shkëlqimi i kristaleve në festat, daljet me shoqërinë apo takimet romantike që ju presin këtë sezon veror.  Ju gjithashtu mund të përfitoni nga oferta edhe përmes një porosie online në faqen e By Best Albania në Instagram!

Vendndodhja: TEG, QTU dhe Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

SWATCH

Këtë fundjavë mund të bëni tuajat koleksionet më fantastike të orëve, syzeve dhe aksesorëve modernë të Swatch, të cilat i gjeni me super ofertë. Brandi prestigjioz zviceran ofron 20% ulje në koleksionet më trendi të orëve që kanë si kryefjalë nuancat pastel të qeta për syrin tonë por edhe tone të forta që e mirëpresin verën plot ngjyra. Gjithashtu do të gjeni bizhuteritë më fantastike në Swatch për ju që doni të bëni diferencën! Nxitoni të bëni tuajat këto oferta këtë fundjavë!

Ju gjithashtu mund të vizitoni online faqen e “Swatch Albania” për të parë koleksionet pranverë-verë, që ju dhurojnë një pamje të freskët dhe gjithmonë moderne.

Vendndodhja: TEG dhe Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

BLUKIDS

Kënaqësinë e vërtetë të uljeve të fundjavës do ta ndjeni në “BLUKIDS”! Brandi i mirënjohur italian ju fton nga kjo e premte të zgjidhni në mesin e shumë veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç, duke përfituar nga ofertat fantastike. 20% ulje në veshjet dhe 30% ulje në këpucët për çdo blerje. Ejani dhe bëni tuajat produktet nga koleksioni pranverë-verë 2020 që ofron dizajne italiane të trendeve të fundit dhe një raport të përkryer të cilësisë me çmimin.

Koleksioni i ri i verës ofron alternativa të ndryshme dhe me çmime të përballueshme, tani që temperaturat po rriten. Zgjidhni fustanet më të bukura me dizajn lulesh për vogëlushen tuaj ose kombinimet fantastike për djemtë që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes në ditët argëtuese të plazhit.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

VILLEROY & BOCH

“Villeroy & Boch” mendon për kuzhinën dhe arredimin e shtëpisë tuaj në këtë sezon vere dhe sjell atmosferë pushimesh përmes produkteve më cilësore. Për të gjithë amvisat që duan të ndryshojnë dekorin e shtëpisë, brand-i i mirënjohur ju fton të përfitoni 20% ulje për çdo blerje.

Nga setet e filxhanëve me dizajn lulesh te koleksionet moderne të enëve të servirjes me dizajn të artë, apo vazot shumëngjyrëshe të luleve që mund të kombinohen me mbulesat moderne, gjithçka që vendosni të zgjidhni, do ta përfitoni me ulje nga kjo e premte.

Ju ejani dhe zgjidhni produktet ideale për shtëpinë tuaj dhe ne ju premtojmë se atmosfera e ambientit ku jetoni do të duket një mrekulli e vërtetë!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

Blerjet dhe ofertat janë ato që na e zbukurojnë ditën, ndaj ju ftojmë këtë të premte të vizitoni fizikisht monobrandet në Qendrën Metropol, TEG, ose QTU, gjithnjë duke respektuar të gjitha rregullat për distancën dhe sigurinë e shëndetit tuaj.