Shën Valentini, festoni dashurinë e pafund me “Swarovski”!

Vetëm pak javë na ndajnë nga dita e Shën Valentinit, ndaj ka ardhur koha e duhur të mendoni se me çfarë do t’i surprizoni të dashurit tuaj.

“Swarovski” u bashkohet emocioneve tuaja në festën e shumëpritur duke sjellë disa nga dhuratat më fantastike, përmes të cilave do të shprehni ndjenjat këtë 14 shkurt!

Aksesorët “Swarovski” janë çelësi kryesor për të hapur zemrat, ndaj ju ftojmë të shihni një listë me dhuratat ideale që duhet t’i bëni çdo femre në jetën tuaj, bazuar në mesazhin që doni t’i përcillni asaj:

Byzylyku SWAROVSKI INFINITY për dashurinë që s’njeh fund!

Një simbol pafundësie do të jetë ky byzylyk për gjysmën tënde më të mirë! Njëra anë e tij në ngjyrë rozë të artë ndërsa tjetra e zbukuruar me kristale të bardha “Swarovski”. Së bashku formojnë një simbol më të madh pafundësie ndjenjash që mund t’i shfaqësh edhe ti partneres duke i dhuruar këtë byzylyk ideal për raste të veçanta.

Ende nuk të ka thënë “po”? Aksesorët për t’ia fituar atij/asaj zemrën!

ASAJ

Një dhuratë e mrekullueshme për t’i bërë sytë e personit që do, të shkëlqejnë nga gëzimi është ky byzylyk ATTRACT SOUL që vjen me një dizajn tepër romantik. Byzylyku në ngjyrë argjendi i thurur me kristale në ngjyrë të bardhë bashkohet me dy kristale më të mëdha në formë zemrash. Ky byzylyk kombinohet me unazën në të njëjtin dizajn, që është frymëzuar nga ideja romantike e takimit të dy zemrave, tëndes, dhe asaj që ti do të rrahë për ty!

ATIJ

Byzylyku klasik TENNIS i cili mund të vendoset nga të dyja anët, është një domosdoshmëri për veshjen e përditshme dhe një dhuratë perfekte për shokun tuaj! Fitoja zemrën atij me këtë dhuratë elegante që do ta bëjë të mendojë për ju sa herë ta shohë!

Vathët SWAROVSKI INFINITY për shoqen elegante 

Këto vathë “Swarovski” janë frymëzuar nga simboli i pafundësisë për të krijuar një pamje elegante. Të thurur me kristale të shumta “Swarovski”, këta vathë reflektojnë shkëlqimin e ambientit ku ndodheni dhe janë dhurata perfekte për Shën Valentinin tuaj!

Aksesorët TENNIS për shtuar dozën e romancës në marrëdhënien tuaj

Duke marrë frymëzimin nga byzylyku më i shitur i “Swarovski”-it, marka prestigjioze sjell këtë gjerdan me kristale të mrekullueshëm që shkëlqejnë rreth e përqark qafës. I thjeshtë për tu kombinuar, ky gjerdan ofron elegancë të thjeshtë dhe delikate. Një dhuratë perfekte për të shtuar dozën e romancës në marrëdhënien tuaj.

SYZET SWAROVSKI për femrën moderne që i ka të gjitha!

Nëse shoqen tuaj e keni mbushur me dhurata bizhuterish në raste festash, atëherë ideale do të ishin një palë syze “Swarovski”, nga koleksioni që ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri.

Syzet janë me lente organike, kanë 100 % filtër mbrojtës ndaj diellit, qetësuese për shikimin e partneres suaj dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vijnë në trendet më të fundit të sezonit, të përshtatshme për çdo lloj fytyre.

Vizitoni Qendrën Metropol, TEG dhe QTU për këto ide fantastike që do të mbeten dhuratat më unike që keni bërë ndonjëherë.

Nxitoni të bëni tuajit këta aksesorë me një porosi online në Instagram dhe Facebook