Si të pastroni kristalet Swarovski këto ditë karantinimi?

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është higjiena personale dhe e objekteve në shtëpi kohët e fundit për shkak të COVID-19. Edhe kristalet tuaja kanë nevojë për një pastrim të lehtë. Por si ta bëjmë këtë pa i dëmtuar?

Me një pecetë pambuku dhe ujë të ngrohtë dhe sapun, i fërkojmë kristalet derisa të heqim papastërtitë dhe njollat në të.


KUJDES!
Mos i lini kristalet tuaja të rrinë në ujë të ngrohtë më shumë se ç’duhet. Kristalet Swarovski kanë prerje të detajuara me kujdes dhe mund të dëmtohen.
Mos i kontaktoni kristalet me produktet kimike si: shampo, detergjentë apo produktet e kozmetikës. Kristalet kanë një shkëlqim të veçantë dhe duan një kujdes minimal!