
• Informacion i saktë dhe i thjeshtë.
Fëmijët janë të brishtë dhe prindërit duhet të përpiqen të përcjellin informacionin në lidhje me atë se çfarë po ndodh në mënyrë të saktë dhe të thjeshtë
• Përpjekje për ta zbutur situatën sa më shumë.
Prindërit duhet duhet të kenë kujdes për mënyrën si e përcjellin informacionin që ngjarje të tilla të mos lenë gjurmë ,të mos krijojnë frikëra,ankthe dhe fobi te fëmijët.
• Rutina e familjes të mos përqëndrohet vetëm te situate aktuale.
Leximi i librave apo aktiviteteve argëtuese mund te jenë zgjidhja perfekte që fëmijët mos ndjehen të izoluar.
• Prindërit duhet të bashkëpunojmë me stafin arsimor për ti ndihmuar fëmijët të ndjekin programin parashkollor dhe shkollor në mënyrë që mos të shkëputen nga rutina e tyre e mëparshme.