“Swarovski” frymëzon çdokënd që ka dëshirë të eksplorojë kristalet dhe botën që sjell shkëlqimi i tyre!

TWIST

Një koleksion i krijuar për 125 vjetorin e Swarovski-t me një dizajn unik përsa i përket trendit spiral të bizhuterive.Krijuar për të joshur këdo rreth jush! Ndërthurja e linjave vezulluese të koleksionit “Twist” me kristalet Swarovski është kombinimi perfekt për t’i shtuar shkëlqim dhe elegancë pamjes tuaj.

ZODIAC

Zgjidhni koleksionin “Zodiac”, një dhuratë simbolike dhe e personalizuar!

Me një siluetë elegante, e punuar me detaje në gold dhe kristale të pastër është kombinimi ideal nga mëngjesi në darkë.

Astrologjia perëndimore beson se vendndodhja e trupave kozmikë si Dielli, Hëna dhe planetët në kohën e lindjes së një individi kanë një ndikim në personalitetin e tyre.

Shenjat e zodiakut grupohen në katër elemente: Toka, Ajri, Uji, Zjarri.

Shenjat e tokës: Demi, Virgjeresha, Bricjapi.

Shenjat e ajrit: Peshorja, Binjaket, Ujori.

Shenjat e ujit: Akrepi, Garrofja, Peshqit.

Shenjat e zjarrit: Dashi, Shigjetari, Luani.

ELEMENTS

Një koleksion unik, i cili përshtat katër elementët: Token, Ujin, Ajrin, Zjarrin, në silueta femërore dhe lehtësisht për t’u kombinuar.

Format organike krijojnë kontrast guxues me kristalet në prerjet klasike, ndërsa metali dhe dizajnet asimetrike theksojnë konceptin e terheqjes. Teknika ikonike Pointiage® e Swarovski-t përdoret për të arritur një shkallëzim shumë tërheqës të ngjyrave për secilin element: Tonet e gjelbërta që përfaqësojnë Tokën përputhen në mënyrë të përkryer me ngjyrën e Zjarrit, ndërsa kristalet e pastra në të bardhë dhe blu përfaqësojnë ajrin dhe ujin.


ANGELIC

Koleksioni Angelic, një simbol i përjetshëm i elegancës.

Ju prezantojmë me koleksionin e dizenjuar për 125 vjetorin e Swarovski-t. Në librin e punës së Daniel Swarovski, produkti i 125-të i skicuar ishte një bizhu me prerje “baguette” dhe për këtë arsye kjo pjesë e koleksionit “Angelic” është interpretuar si prerja mahnitëse e Daniel Swarovski #125.

I thjeshtë, i përjetshëm dhe jashtëzakonisht elegant, koleksioni Angelic është i përsosur si për veshjet e përditshme, ashtu edhe për raste të veçanta.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram dhe Facebook!