Swarovski për Rosenthal!

Jeni gati për një shkëlqim më tepër në përditshmërinë tuaj? Bota magjike e kristaleve SWAROVSKI prezanton koleksionin e ri, Signum, që jemi të bindur se do t’ju shtojë buzëqeshjet!

I krijuar në bashkëpunim me artizanët e porcelanit me famë botërore Rosenthal, koleksioni është një shkrirje e porcelanit dhe kristalit, e imagjinuar në një gamë të ngjyrave – jeshile, rozë, e verdhë dhe blu – që japin gëzim dhe festojnë artin e përgatitjes së tryezës.

Dizenjuar nga Giovanna Engelbert, koleksioni SWAROVSKI x Rosenthal SIGNUM bashkon kristalin e prerë me mjeshtëri dhe porcelanin e cilësisë më të lartë për të festuar artin e tryezës – dhe gëzimin e bashkimit rreth saj.

Koleksioni Signum është krijuar nën ekspertizën e Rosenthal, artizanëve të porcelanit me bazë gjermane, të njohur për dizajnet e tyre, të vlerësuara me çmime dhe cilësinë e klasit botëror. Koleksioni prezanton keto aftësi, të imagjinuara përmes prerjeve të kristalit.

ROSENTHAL

Produktet Rosenthal dallohen për cilësinë dhe mjeshtërinë e tyre të jashtëzakonshme, duke mos ndaluar kurrë së kombinuari inovacionin dhe kreativitetin. Me dizajnin e tij të vlerësuar prej porcelani, Rosenthal ka ngritur nivelin e estetikës dhe individualitetit që nga viti 1879.

Koleksionet prodhohen në fabrikat e porcelanit Rosenthal, të cilat ofrojnë disa nga punimet më të avancuara të industrisë dhe ofrojnë material të qëndrueshëm me përdorim të kujdesshëm të burimeve.

SALONE DEL MOBILE

Koleksioni i ri Swarovski x Rosenthal Signum u prezantua në Salone del Mobile, me një vrull ngjyrash të gëzueshme.

Koleksioni Swarovski x Rosenthal Signum do të jetë i disponueshëm në internet nga 27 qershori, ndaj shumë shpejt mund ta bëni tuajin.

Swarovski-n e gjeni në Qendrën Metropol në Rrugën Sami Frashëri,në TEG dhe QTU.

Ju mund të bëni gjithashtu fare lehtë porosi online në by_best_albania në Instragram dhe Facebook .