Swarovski sjell për ju aksesorët e duhur për kombinime plot stil

Le të “festojmë” me unazat  perfekte!

Shprehni kreativitetin duke krijuar historinë tuaj perfekte, me unazat klasike dhe delikate në të njëjtën kohë nga Swarovski. Bëni kombinimet e duhura duke iu përshtatur stilit dhe gjendjes suaj shpirtërore!

Sa më shumë varëse në një kombinim!

Si të jeni elegante dhe rebele në të njëjtën kohë?!
Zgjidhni të vendosni një varëse rreth qafës duke treguar stilin tuaj në çdo moment të ditës dhe gjatë darkës, por jo vetëm! Një varëse e tillë është zgjedhja perfekte për çdo rast të veçantë.

Të gjithë e dimë që në ditët e ftohta dhe të acarta të dimrit, zgjedhja ideale për të gjithë janë golfet! Veshja e duhur për të nxjerë në pah elegancën dhe shkëlqimin e bizhuve tuaja në ditë të tilla.  Ajo çfarë ne ju sygjerojmë për një stil modern dhe të adhurueshëm, është kombinimi i veçantë i një varseje të shkurtër dhe të gjatë!  

Përgjithmonë Klasike!

Vjeshta, neutrale dhe me nuanca plot jetë të ngjyrave të tokës, nxjerrin akoma më në pah shkëlqimin e kristaleve dhe ngjyrën e artë të bizhuve Swarovski. Në qoftë se zgjedhja juaj e ditës është një këmishë, e cila bën të dukshme linjat tuaja femërore, sygjerimi ynë është kombinimi i dy varsëve me gjatësi të ndryshme. Një kombinim perfekt për një stil vjeshtor.  Trendi “Hardware”, ku mbizotërojnë format gjeometrike në madhësi të ndryshme, e bën stilin tuaj me elegant dhe të pakrahasueshëm.

Shumëfisho shkëlqimin tënd!                          

Tërheqëse dhe elegante! Një kombinim totalisht perfekt. Pa dyshimin më të vogël, vendosni bizhutë tuaja që gjithmonë i rezistojnë kohës dhe trendeve më të fundit bashkë me bizhutë plot klas. Kombinoni varset e gjata për të treguar që ju guxoni!  

Trego hijeshinë përmes vathëve Swarovski!

Jepini ritëm dhe më shumë hijeshi kombinimeve tuaja përmes vathëve të koleksionit “New Sparkling Dance” në Swarovski. 

Shkëlqeni me kristalet Swarovski!

Mos nguroni t’i shtoni ditës suaj shkëlqimin e kristaleve tuaja më të preferuara për një pamje vezulluese! Byzylykët “Tennis” mund t’i kombinoni sipas dëshirës suaj, në çdo sezon dhe çdo veshje. Zgjedhja perfekte, për këdo që dëshiron të tërheqë vëmendje!