
Tahlia
Një dizajn që nuk njeh kohë!
Ndricimi i veçantë në çdo prerje kristali dhe ngjyrat gjallëruese që i japin jetë, janë veçoritë që e bëjnë të dallueshëm koleksionin “Tahlia”.
Kristale që të mahnisin me shikim të parë dhe nuanca të shndritshme nxjerrin në pah çdo detaj të bizhuve.
Kristalet e punuar në formë të rrumbullakët, të cilët bashkohen me njeri-tjetrin me një punim elegant, nxjerrin në pah pastertinë dhe finesën e vet kristaleve, duke i bërë të jenë elementët që qëndrojnë në qëndër të këtij koleksioni.
The Elements
Një domosdoshmeri për sezonin e vjeshtës!
Koleksioni “The Elements” shndërron katër elementët e natyrës: “Tokën, Zjarrin, Ajrin dhe Ujin” në një siluetë mjaft femërore dhe lehtësisht të kombinueshme për çdo stil!
Format natyrale krijojnë një kontrast të guximshëm me kristalet e prera në formë klasike, ndërkohë që pjesëzat e metalit të punuara në formë asimetrike theksojnë akoma më shumë konceptin joshës mbi të cilin është krijuar ky koleksion.
Teknika ikonike dhe mjaft e vecantë e Swarovskit “Pointiage” është përdorur me mjaft mjeshtëri për të krijuar ngjyrat tërheqëse për secilin element të natyrës.
Ngjyrat e ngrohta dhe nuancat e ngjyrës së gjelbër, ose e kuqja e zjarrtë, krijojnë më së miri atmosferën e vjeshtës! Në anën tjetër kristalet e pastra me nuancat e ngjyrës blu dhe të bardhë përfaqësojnë elementët ” Ajër & Ujë”.
Time
Femërore, e përjetshme, klasike dhe moderne në të njëjtën kohë!
Koleksion i frymëzuar nga format ovale të ndërthurura me njera-tjetrën duke reflektuar finesë.
Karakteristika kryesore e këtij koleksioni është “Versatility” – vendosja e bizhuve në mënyra të ndryshme duke e përshtatur me stilin tuaj.
Ejani në “Swarovski” dhe festoni 125 vite detaje dhe emocion duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol, QTU dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!