Swatch Essentials 2020

Frymëzues, i freskët dhe gjithmonë i duhuri për të surprizuar njeriun tuaj të dashur!

Jemi shumë të lumtur që po ju prezantojmë një prej koleksioneve më fantastike të brandi-t zviceran “Swatch”, që quhet “Swatch Essentials”, dhe vjen në dispozicionin tonë për sezonin e pranverës dhe verës 2020.

Koleksioni i ri i “Swatch Essentials” i jep ngjyra të çelura ditëve gri të dimrit duke përhapur gëzim me nuancat pastel të qeta për syrin tonë por edhe tone të forta që nuk ke sesi të mos i vesh re.

Dhe kush më mirë sesa vetë punonjësit e zyrave të Swatch në Biel, Zvicër, mund të ishin ambasadorët e këtij koleksioni? Të gjithë “modelët” që do të shihni në foto duke reklamuar këto orë, janë vetë punonjësit e “Swatch”, krenarë që janë pjesë e grupit #teamswatch.

Surpriza e këtij koleksioni janë orët me shkëlqim! Rripat e tejdukshëm, kasa e orës e rrethuar me kristale shumëngjyrëshe dhe ngjyrat pastel, tërheqin vëmendjen e kujtdo që i sheh, por më tepër, e plotësojnë look-un tuaj dhe i japin shkëlqimin e nevojshëm.

Orët KWARTZY ngjyrë rozë, AZZURA ngjyrë bojëqielli dhe AMAZO NIGHT në ngjyrë të gjelbër kanë elementin e kristaleve “Swarovski” që shkëlqejnë rreth e përqark kasës. Material është mjaft praktik, me rrip të tejdukshëm silikon, si dhe rezistent ndaj ujit. Janë aksesorët perfektë të janarit, për të nisur vitin thjesht dhe bukur!

Për ju që dëshironi një version më klasik të orës pastel, SKIN LAVANDA është një tjetër orë perfekte për t’ia bërë vetes dhuratë ose njerëzve të dashur. Veçantia e saj është rripi jo i tejdukshëm i silikonit në ngjyrë rozë dhe numrat romakë të orës, që vijnë në ngjyrë gold dhe me shkëlqim. Kasa, e prodhuar me material të fortë çeliku në ngjyrë argjendi dhe fusha në ngjyrë rozë, bëjnë kombinimin perfekt.

Për njerëzit sportivë që ju pëlqen kombinimi me ngjyrat e tokës, vjen SKIN RISTRETTO. Ora ka një rrip prej silikoni në ngjyrë të zezë me një dizajn valësh. Fusha në ngjyrë çokollatë rrethohet nga një kasë e fortë çeliku në ngjyrë argjendi që kombinon me numrat në të njëjtën nuancë. E veçanta e orës është ndarja e minutave për të mos qenë asnjëherë me vonesë.

E zeza nuk është dukur ndonjëherë kaq bukur në këtë orë sportive BLACK CORD që tregon kilometrat shtesë me funksione kronografike. Përputhet në mënyrë perfekte në kyçin tuaj të dorës falë elasticitetit dhe formës së përkulur që i ofron silikoni.

Këta aksesorë janë perfekt për të surprizuar dikë, ndaj nxitoni dhe mos e lini për në moment të fundit dhuratën tuaj, tani që po afron dhe Shën Valentini.

Nëse të pëlqejnë ngjyrat dhe do të bësh diferencën, vizito “Swatch” në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG; dhe zgjidh aksesorin unik për ty dhe njerëzit e tu të dashur!

Nxitoni të bëni tuajit këta aksesorë me një porosi online në  Facebook