HISTORI  

Swatch, një orë provokuese dhe ikonë, e cila shpëtoi industrinë Zviceriane të orëve, falë themeluesit të saj vizionar Nicolas Hayek.

Mekanizmi i orëve “Swiss Made” me 51 element përbërës, dizajnet, ngjyrat, si dhe çmimi demokratik, janë vlerat që e karakterizojnë Swatch. Që prej krijimit në Mars 1983, deri në ditët e sotme, Swatch është një nga brandet më të famshme në botë, me qindra milionë orë të shitura.

Mesatarisht një model i ri Swatch krijohet çdo një ditë e gjysmë.

ART

Bashkëpunimi me artin është një thesar dhe Swatch është një nga brandet e para të mëdha që konsideroi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

Orët Swatch janë si një pëlhurë e njohur për artistët, galeria më e madhe e artit në botë që qëndron në dorë, sepse edhe detajet më të vogla kanë një ndikim dramatik në siluetën origjinale të orës.

I njohur për konceptet revolucionare, modelet krijuese dhe provokimin e kënaqësisë, Swatch vazhdon të befasojë audiencën falë bashkëpunimeve me artistët si:  Kiki Picasso, Keith Haring, Vivienne Westwood, Manish Arora, Jeremy Scott, Damien Hirst. 

Krijuesi i orës zvicerane Swatch, është partneri kryesor i “Bienales se Venecia-s“ për të 5-in vit radhazi.

Themeluar në 1895, sot “Bienalja e Venecias“ është një nga institucionet kulturore më prestigjioze në botë. Çdo dy vjet, “Bienalja e Venecia-s“, tërheq më shumë se 600,000 vizitorë dhe një gamë të gjerë të ekspozitave dhe ngjarjeve të artit bashkëkohor. 

Që prej vitit 2010, Swatch ka rihapur nën emrin “Swatch Art Peace Hotel” një nga ndërtesat më legjendare në Shanghai, Kinë.
Koncepti i “Swatch Art Peace Hotel” është vërtetë gjithçka për artistët dhe punën e tyre. Artistët janë të ftuar të qëndrojnë në një nga 18 punëtoritë dhe apartamentet në “Swatch Art Peace Hotel” për një periudhë nga tre deri në gjashtë muaj, për të krijuar dhe ekspozuar krijimet e tyre.
Me këtë qendër të klasit botëror për artin, kulturën dhe mikpritjen bashkëkohore, ku arti përbën luksin suprem, Swatch thekson qartë praninë në këtë pjesë të botës.

SPORT

Swatch mbetet një pioner në mbështetjen e sporteve si: Ski, Surf, Volejboll në Rërë, Garave me Drone etj.  Skuadrës së Swatch i janë bashkuar sportistët më të mirë që si qëllim kanë të frymëzojnë, më tepër sesa thjesht të fitojnë, si: Alexander Horst, Anne-Flore Marxer, Clemens Doppler, Coco Ho, Cody Townsend, Courtney Conlogue, Niko Vuignier, Sam Anthamatten.

ADN-ja e Swatch mishërohet me atë të sportistëve më të talentuar duke thyer kufinjtë!

SWATCH CLUB

30 vjet më parë, në 1990, një grup i vogël njerëzish u bashkuan me një pasion për orët Swatch dhe formuan atë që quhej atëherë “Swatch Collectors”.
Çdo vit për të nderuar anëtarët e “Swatch Club”, prodhohet një orë speciale në sasi të limituar dhe organizon evente me tematika të ndryshme.

Sot, më shumë se 100 vende nga e gjithë bota janë anëtarësuar në “Swatch Club” dhe numërojnë sekondat për eventin ose surprizën e çmendur!

KujdesNjë orë Swatch krijon varësi!

SWISS MADE
GARANCIA SWATCH

Swatch Metropol

Swatch TEG