Tani qëndrimi në shtëpi s’do të jetë aspak i mërzitshëm! 4 mënyra si t’ia kaloni shkëlqyer!

Situata e trishtë me koronavirusin dhe distancimi social ka ndryshuar çdo aspekt të jetës sonë të përditshme, por nuk ka asnjë arsye që ne të mos i lejojmë vetes kënaqësinë e të bërit shopping nga shtëpia.

“Swarovski”, “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS” ju ftojnë të përfitoni me super ofertat e prillit, nga rehatia e kolltukut tuaj, duke na e bërë qëndrimin në shtëpi më argëtues se kurrë.

Artikujt e secilës markë mund t’i shihni në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.

Mjafton një klik dhe bizhuteritë më në modë, orët e trendeve të fundit, aksesorët për shtëpinë apo veshjet për fëmijë, do të shfaqen në ekranin e telefonit tuaj, sa hap e mbyll sytë. By Best Duty Free sh.p.k është një pikë referimi për ata që kërkojnë cilësi, çmime konkurruese dhe zgjidhje gjithnjë në modë.

BLUKIDS

Brandi i mirënjohur italian dedikuar veshjeve për fëmijë, feston 3-vjetorin dhe do t’ju ofrojë këtë muaj kënaqësinë e vërtetë të uljeve. “BLUKIDS” ju fton të zgjidhni në mesin e shumë veshjeve dhe aksesorëve  për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç, duke përfituar 30% ulje gjatë gjithë muajit prill. Me një porosi online në faqen e Blukids Albania bëni tuajat produktet nga koleksioni Pranverë-Verë 2020 që ofron dizajne italiane të trendeve të fundit dhe një raport të përkryer të cilësisë me çmimin.

“SWAROVSKI”

Të gjithë e adhurojmë shkëlqimin e bizhuterive “Swarovski” dhe kjo është periudha kur kemi më shumë nevojë për t’u dukur dhe për t’u ndjerë bukur. Tani që keni kohë të kujdeseni për pamjen tuaj, brand-i i njohur ndërkombëtarisht ju fton të përfitoni 20% ulje, në aksesorët më modernë që i japin dritë ditëve tuaja monotone. Nxitoni t’i bëni vetes ose njerëzve më të dashur një dhuratë përmes një porosie online në faqen e By Best Albania në Instagram! Planifikojeni që tani sesi të shkëlqeni kur ditët në shtëpi të marrin fund!

SWATCH

Brandi prestigjioz zviceran ju fton të bëni tuajat me 20% ulje, koleksionet më fantastike të syzeve, orëve dhe aksesorëve trendi që vijnë plot ngjyra të çelura në këto ditë gri! Për ju që doni të bëni diferencën dhe të përcillni gëzim “Swatch” vjen me koleksione që kanë si kryefjalë nuancat pastel të qeta për syrin tonë por edhe tone të forta që e mposhtin monotoninë. Vizitoni online faqen e “Swatch Albania” për të parë koleksionet pranverë-verë, dhe porositni të preferuarin që pamja juaj të duket frymëzuese, e freskët dhe gjithmonë moderne.

VILLEROY & BOCH

Tani që po qëndrojmë brenda e kuptuam vërtet vlerën e aksesorëve të shtëpisë. Me një set filxhanësh me dizajn lulesh apo një koleksion pjatash që do ta bënte tryezën tonë të ngrënies të duket mrekullia vetë, ne mund t’i shtojmë bukurinë ambientit ku jetojmë. Dhe ku më mirë sesa te “Villeroy & Boch” mund të gjeni aksesorët e duhur për shtëpinë tuaj, që tani i përfitoni me 20% ulje. Vizitoni online “Villeroy & Boch” dhe zbuloni koleksionet më fantastike të produkteve të kuzhinës dhe atyre të arredimit, që i gjeni në ofertë!