Tavë me perime të mbushura, zgjedhja e duhur për ju dhe familjen tuaj!

Perimet janë zgjedhje e mençur kurdoherë që ju shkon mendja për të gatuar. Prandaj Neps.al ju sugjeron sot të përgatisni një tavë me perime për veten dhe familjen tuaj pasi do të ngeleni shumë të kënaqur.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë, nuk ju lodh dhe ju merr fare pak minuta kohë.

Dhe nëse enët e kuzhinës janë ato të duhura, gatimi do të jetë absolutisht një kënaqësi më vete, për të gjitha amvisat e Nepsit.

Tavë me perime të mbushura: 

Përbërësit: 

  • 2 speca të kuq
  • 2 domate
  • 2 kungulleshka
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bukë të thekur në kubik të vegjël

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Lani mirë perimet. Domatet, kunguj dhe specat i prisni dhe u hiqni me ndihmën e një luge, tulin e brendshëm.
  • Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  • Merrni tavën për gatim. Në këtë rast Neps ju sugjeron të gatuani me tavën funksionale dhe plot stil të Villeroy& Boch Albania, nga koleksioni “Clever Cooking”. Kështu pjekja do të realizohet për mrekulli. Asgjë nuk do të ngjisë dhe pastrimi i tavës do të jetë shumë i lehtë.
  • Pasi keni vendosur perimet tek tava, i mbushni me tulin e tyre dhe me bukën e thekur. Shtoni sipër vaj ulliri, kripë, piper.
  • I fusni në furrë të piqen për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *