Të duhet një dhuratë speciale për nënën dhe mësuesen? E kemi ne një super ide për ty



Nëna dhe mësuesja janë ato që meritojnë mirënjohjen tonë në çdo moment. Nga njëra kemi si dhuratë jetën e nga tjetra dijen, ndaj nuk do mjaftonin as fjalët e gjithë botës për të shprehur dashurinë e respektin për to. Këtë 7 dhe 8 Mars, mund t’ua zbukurosh ditën më të rëndësishme heroinave të tua jo me fjalë, por me një dhuratë shumë speciale.

Për t’i uruar në mënyrën më të bukur ditën e tyre, “Swatch” sjell një orë, që çdo grua do ta donte. Ora “Love From A to Z” vjen me një dizajn unik dhe një ngjyrë rozë të ëmbël, për t’i dhënë akoma më shumë stil pamjes së një gruaje. Detajet në rripin e saj po ashtu e bëjnë akoma më të veçantë këtë orë.

Por prisni, sepse ka akoma surpriza! Kutia me të cilën shoqërohet ora është akoma dhe më shumë unike. Ajo është në formën e një blloku dhe në pjesën e jashtme të saj mund të lini një shënim se nga vjen dhurata, njësoj si një letër. Dhe sapo hapet, në të bie në sy një vizore dhe shënimi “Love You From A to Z”. Kështu, me “Swatch” jo vetëm do të siguroni një dhuratë fantastike, por edhe do të jepni njëkohësisht mesazhin më të bukur për nënën e mësuesen tuaj.

Na besoni që një orë e tillë do t’i bënte akoma më të lumtura të shtrenjtat tuaja, prandaj duhet të nxitoni që ta blini, sepse ora vjen në sasi të limituar.

Orën e gjeni në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri dhe në TEG.

Gjithashtu të gjitha koleksionet e “Swatch” mund t’i ndiqni online në faqen e “Swatch Albania”.