Të gjithë sytë te ti! Si të ndihesh femra më e adhuruar

Të dukesh bukur dhe me stil është dëshira jonë më e madhe tani që po vjen pranvera dhe bashkë me stinën tonë të preferuar edhe një numër i madh trendesh të aksesorëve dhe bizhuterive më në modë.

Dizajnet më fantastike të kristaleve sjell këtë pranverë brand-i prestigjioz në Tiranë, “Swarovski”, i cili do të kthehet në të preferuarin e atyre vajzave që për kryefjalë të veshjes kanë SHKËLQIMIN.

“Ne duam të tregojmë se si ‘Swarovski’ e bën botën të ndjehet më e hijshme, befasuese dhe më magjike se kurrë “, u shpreh Drejtoresha Krijuese e “Swarovski-t”, Nathalie Colin.

Këto koleksione të mrekullueshme kanë mbërritur në “Swarovski” dhe ne kemi për detyrë që të gjejmë të preferuarin tuaj. Ju ftojmë t’ju hidhni një sy këtyre bizhuterive të mrekullueshme që na sugjeron “Swarovski” për t’u dukur femra më me stil e 2020-s:

“SHELL”

E veçanta e bizhuterive të koleksionit të ri të pranverës “Shell” është dizajni në formë guaske i tyre. “Swarovski” i fal detajin e shkëlqimit këtij koleksioni që vjen me një mori aksesorësh, nga varësja, te unaza apo byzylykët të përshtatshëm për përdorim të përditshëm por edhe për evente speciale ku t’i duhet të rrezatosh.

I inspiruar nga oqeani, ky koleksion sjell dizajnin e guaskave, perlave dhe kristaleve shumëngjyrësh të kombinuar kryesisht me ngjyrën e artë.

“SHINE”

Bizhuteritë që kanë një kuptim simbolik, vijojnë të magjepsin femrat anembanë botës ndaj edhe koleksioni i ri “Shine” sjell magji në look-un tuaj me aksesorët e larmishëm.  Një guaskë deti, një yll deti, dallgë, peshq apo dhe Sfurku i Poseidonit, të gjitha këto simbole shkëlqejnë në bizhuteritë në formë medalioni, të lara në flori, të cilat mund të kombinohen me pjesë të veçanta nga koleksioni.

Varëset, vathët dhe byzylyku, të gjitha përmbajnë simbole që mund të zgjidhen sipas dëshirës dhe të kthehen në një dhuratë të veçantë për adhuruesit e detit.

“SUNNY”

Për adhurueset e dizajneve fine dhe elegante “Swarovski” sugjeron koleksionin “Sunny”, me simbolin e petaleve të lules që janë në formë kristalesh shumëngjyrëshe. “Swarovski” është kthyer në ekspertin e kristaleve dhe ku ka më bukur sesa kur nuanca të blusë dhe jeshiles krijojnë një pamje të ndritshme dhe tërheqëse, e cila menjëherë freskon veshjet e përditshme.

Një dhuratë ideale për këdo që i pëlqen bizhuteritë e pastra dhe të rafinuara.  Koleksioni përmban vathë, varëse dhe byzylykë, të gjitha me detajin e lules elegante për vajzat që i adhurojnë buqetat.

“SPIRIT”

Për vajzat e ndjeshme “Swarovski” sugjeron këto vathë të mrekullueshëm nga koleksioni “Spirit”. Vathët kanë vetëm një kristal në formën e pikës. Ato janë perfekte për çdo event dhe rrezatojnë sa herë që një dritë bie mbi to. Një dhuratë vërtet e shkëlqyer dhe një zgjedhje elegante për festa. Ju mund të gjeni edhe varëset identike që e kompletojnë pamjen rrëzëllitëse.

Vajzat e fiksuara pas bizhuterive do të lumturohen kur të shohin shumëllojshmërinë e modeleve në “Swarovski”!

Vizitoni Qendrën Metropol, TEG dhe QTU për këto ide fantastike që do të mbeten dhuratat më unike që keni bërë ndonjëherë.

Nxitoni të bëni tuajit këta aksesorë me një porosi online në Instagram dhe Facebook