Terapia më e mirë për këtë periudhë janë dhuratat, ndaj përkëdhel veten dhe të dashurit e tu me surpriza unike!

Situata e vështirë e Covid-19 na ka prekur të gjithëve dhe distancimi social ka ndryshuar çdo aspekt të jetës tonë. Ditët e izolimit duket se po rikthehen sërish, por pse ta lejoni veten të humbisni buzëqeshjen?

Nuk ka asnjë arsye që të mos shijoni të paktën kënaqësinë e të bërit shopping dhe të ndjeni gëzimin e një blerjeje të re.

Më shumë se kurrë në këto ditë duhet të mendoni për veten dhe për të dashurit tuaj, ndaj terapia më e mirë që ju sugjerojmë janë dhuratat!

Dëshironi të blini produkte me cilësi, çmime konkurruese dhe gjithnjë në modë?

Mos u vononi të shikoni çfarë ju pret në markat ndërkombëtare më prestigjioze, “Swarovski”, “Blukids” “Swatch” dhe “Villeroy & Boch”.

Vizitoni fizikisht monobrandet në Qendrën Metropol, TEG, ose QTU, gjithnjë duke respektuar të gjitha rregullat për distancën dhe sigurinë e shëndetit tuaj.

Artikujt e secilës markë mund t’i shihni në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.

Nëse nuk preferoni të dilni nga shtëpia apo thjesht nuk keni kohë të jeni fizikisht për të zgjedhur dhuratën, porosia mund të bëhet fare thjeshtë online!

Falë teknologjisë së avancuar, ju mund të bëni edhe një tur virtual në Qendrën Metropol, për të parë më nga afër produktet në secilin prej brand-eve!

SWAROVSKI

E adhuroni shkëlqimin dhe dëshironi të dukeni bukur? Keni nevojë për një aksesor modern që të plotësojë pamjen tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni unik? Produktet e “Swarovski” ju ftojnë t’i bëni tuajat e të vezulloni më shumë se dritat e festave!  Nxitoni t’i bëni vetes ose njerëzve më të dashur një dhuratë pa shpenzuar shumë dhe përgatituni t’i tërhiqni vëmendjen çdokujt!

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

SWATCH

Mos i humbisni koleksionet më fantastike të orëve, syzeve dhe aksesorëve modernë që mund t’i bëni tuajat fare lehtë!

Brandi prestigjioz zviceran di të bëjë diferencën, ndaj shpejtoni t’i dhuroni vetes aksesorin e veçantë të cilin aq shumë e dëshironi. Bëhuni lehtësisht të dallueshëm nga të tjerët dhe përshtateni stilin tuaj me aksesorin e duhur.

Nëse nuk dini me çfarë t’i gëzoni miqtë apo të afërmit tuaj, “Swatch” i jep zgjidhje të gjitha dilemave që keni!

Që prej krijimit në Mars 1983, deri në ditët e sotme, “Swatch” është një nga brandet më të famshme në botë, me qindra milionë orë të shitura.

Ju gjithashtu mund të vizitoni online faqen e “Swatch Albania” për të parë koleksionet e fundit, që ju dhurojnë një pamje gjithmonë moderne.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe TEG.

BLUKIDS

Ndryshoni totalisht garderobën e të vegjëlve tuaj me një mori aksesorësh dhe veshjesh për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç. Brandi i mirënjohur italian “Blukids” ka kryefjalë veshjet 100 % Bio Cotton, ndaj zgjidhni më të mirën për të vegjëlit tuaj. Cilësia është  sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit, duke ndërtuar dhe një raport të shkëlqyer të cilësisë me çmimin.

Për më tepër, në kategorinë e të porsalindurve ka nisur përdorimi i fibrës së bambusë, e cila siguron mbrojtjen e fëmijës nga rrezet UV në masën 98% dhe ofron kontroll natyral të aromave.

Çfarë po prisni akoma? Ejani në Qendrën Metropol ose vizitoni online faqen e BLUKIDS ALBANIA për të përzgjedhur artikujt që do t’i shoqërojnë në aventurat e stinës të vegjlit tuaj.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

VILLEROY & BOCH

Me afrimin e festave, Villeroy & Boch ju fton të ndryshoni dekorin e shtëpisë tuaj me koleksionet më fantastike të aksesorëve të shtëpisë. Përzgjidhni të preferuarit tuaj dhe bëjeni ambientin e shtëpisë të duket magjik!

Dëshironi një set të ri filxhanësh apo vazo shumëngjyrëshe për t’i kombinuar me mbulesat moderne? Vendosini gishtin dekorit më të bukur dhe shtojini bukurinë ambientit ku jetoni.

Vizitoni “Villeroy & Boch” ose zbuloni online koleksionet më fantastike të produkteve të kuzhinës dhe atyre të arredimit!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

By Best Duty Free sh.p.k është një pikë referimi për ata që kërkojnë cilësi, çmime konkurruese dhe zgjidhje gjithnjë në modë!