Tik-tak! Koha po kalon dhe s’ke gjetur dhuratat e festave? Të ndihmon SWATCH

Dëshiron shumë t’i bësh të lumtur këtë fundvit personat e tu të zemrës, por ditët po kalojnë shpejt dhe ende s’ke përgatitur asgjë? S’ka asgjë për t’u stresuar, të ndihmon SWATCH!

Brandi prestigjioz zviceran vjen me një koleksion unik për festa, ndaj të sigurojmë se do ta lësh pa fjalë personin që do t’i bësh një dhuratë nga “Swatch”. Zgjedhjen tënde për dhuratën do ta kesh fare të lehtë, sepse “Swatch” përshtatet me çdo lloj stili.

Në “Swatch” do të gjesh një gamë të gjerë produktesh dhe pafund mundësi zgjedhjesh, që po t’i tregojmë më poshtë:

Si thua për një orë rose gold “LILIBLING“?

Elegante dhe e hijshme, do të bënte të lumtur këdo që do ta merrte si dhuratë këtë fundvit!

Prit të të tregojmë edhe “UNAVOIDABLE”, për t’i treguar partnerit sa të shtrenjta janë momentet që kalon me të.

Po “CANDY DUST” si të duket? Për mamin, mikeshën e ngushtë, motrën, një kushërirë? Zgjidhe ti.

Me “C-BLACK” nuk gabon kurrë! Nëse do t’i dhurosh një mashkulli një aksesor që ta kombinojë me gjithçka, zgjidh orën e zezë nga SWATCH.

Në “Swatch” nuk keni pse të mendoheni dy herë, sepse vetëm aty do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më të leverdisshme!

Të gjitha i gjeni në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.

Gjithashtu të gjitha koleksionet e Swatch mund t’i ndiqni online në faqen e Facebook “Swatch Albania” dhe në Instagram, “By Best Watches”.