U zbukurua Instagram-i! Shkëlqimi i blogereve shqiptare mban emrin “Swarovski”!

Vajzat më influencuese të modës në Shqipëri dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe të marrin vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale.

S’dimë nëse e keni vërë re, por profilet e disa prej influencueseve më në zë të momentit kanë ndriçuar më shumë se zakonisht! Përmendim këtu Dajana Dakon, Anxhelina Kotorrin apo Kristi Jankun (Kikiliciouss).

Nëse ende nuk e keni kuptuar pse, jua themi ne!

Ato i kanë shtuar pamjes së tyre magjinë e kristaleve të mrekullueshme “Swarovski” dhe po shkëlqejnë më shumë se dritat e festave!

Për më tepër, hidhini një sy fotove të tyre dhe shikojeni vetë vezullimin!

A nuk duken rrezatuese me bizhutë “Swarovski”?

Për ju që ende nuk keni vendosur ç’dhuratë t’i bëni vetes apo të dashurve tuaj për festa, “Swarovski” ka disa ide perfekte!

Brandi i mirënjohur ju ofron gjithçka që ju kërkoni dhe di t’ju bëjë të lumtur në ditët më të rëndësishme.

Magjia e kristaleve të aksesorëve me dizajn unik do t’ju bëjë menjëherë për vete, ndaj nuk keni kohë për të humbur!

Mos i humbisni bizhuteritë nga koleksioni “Sparkling”, që sjellin sharmin dhe pozitivitetin që e dëshironi kaq shumë këto kohë!

“Swarovski” ka menduar për të gjithë ju.

Thjeshtësi, elegancë, sharm, stil dhe ngjyra- i gjeni të gjitha në produktet unike të “Swarovski-t”. Eksploroni botën e kristaleve magjepsës dhe do të dashuroheni me secilin punim!

Nëse po kërkoni magjinë e festave, kaloni në Swarovski!

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.