“Uauu… vetëm për mua?” Aksesori që do ta lërë njerin tuaj të zemrës me gojë hapur

Cila është ajo gjë që i duhet një personi për t’u quajtur romantik në vitin 2020?

Epo ja ku po jua themi që nuk kanë lidhje fare lulet dhe çokollatat. Nëse do vërtetë që ta lësh me gojë hapur atë, të sugjerojmë të shtrosh një tryezë elegante.

Organizimi i darkës për personin e zemrës tingëllon një ide e mrekullueshme dhe “Villeroy&Boch”, jua bën akoma më interesante me një aksesor që nuk duhet t’ju mungojë përsa i përket anës estetike.

“Villeroy&Boch” na fton të shohim koleksionin e ri të mbulesave “Sander”, i cili do t’ju ndihmojë në perfeksionimin e mikpritjes suaj në drekën apo darkën e radhës.

Kushtojini rëndësinë e duhur detajeve dhe cilësisë!

Mbulesat “Sander” janë ato që ju duhen për të shtruar një tryezë romantike.

Këto mbulesa vijnë në ngjyra pastel për adhuruesit e stilit “Country”! Dizajni dhe ngjyra e ëmbël e bën atmosferën edhe më romantike.

Ngjyrat e errëta si psh. grija, e bëjnë tryezën të duket plot klas që do ta fusë partneren në mendime në lidhje me qëllimet dhe dëshirat e tua.

Ndryshoni dhe zbukuroni ambientin e shtëpisë tuaj me këtë mbulesë “Sander”, të cilën mund ta kombinoni me aksesorët dhe enët me ngjyra të ndezura për të bërë gjithçka perfekte!

Planifiko një darkë surprizë për të në shtëpi, duke gatuar atë që ajo pëlqen më shumë, për ta servirur si nëpër filma.