“Villeroy & Boch” sjell botën orientale me elegancën e luleve aziatike

Me këtë dizajn të ri, “Villeroy & Boch” ju merr brenda botës së pasur të orientit deri në kopshtin kinez Quinsai, në qytetin e preferuar të Marco Polo në fund të Rrugës së Mëndafshit.

Asnjë destinacion tjetër që ai zbuloi gjatë udhëtimit të tij nuk i dha aq shumë eufori se sa ish-kryeqyteti i jugut të Dinastisë Song. Ndërsa tani mund të zbuloni bukurinë e luleve ekzotike dhe të lejoni dizajnin e ri “Kopshti Quinsai” që t’ju magjeps me sharmin e tij.

Koleksioni i ri i “Villeroy & Boch” i realizuar nga porcelani është krijuar me harmoni në mendje. Dizajni lë mënajnë çdo detaj të panevojshëm luksi. Pjatat e ngrënies të koleksionit janë më shumë se sa servise, ato janë gjithashtu një vepër arti pasi mund të organizohen si një pikturë, duke theksuar bukurinë e luleve të koleksionit.

kollektion-quinsai-garden-tafel-neu

“Vetëm sendet më të bukura dhe verat më të mira silleshin atje. Mendja dhe dëshira e njerëzve të Quinsai është vetëm në rehatinë dhe mirëqenien e tyre fizikë”, u shpreh dikur Marco Polo.

Çdo lule e çelur dhe bimë që shfaqet në koleksion ka një kuptim të thellë. Peoni qëndron për shëndetin dhe fisnikërinë. Kamellia simbolizon bujarinë, Manjola nderon perandorinë dhe respekton të gjitha femrat e bukura. Ndërsa Krizantema simbolizon këmbënguljen, trimërinë dhe jetën e gjatë.

Koleksioni i “Villeroy & Boch” ju dërgon në botën e Orientit, ku dizajnët janë frymëzuar nga lulet e mrekullueshme të kopshteve të Quinsai, i cili është bërë një sintezë i artit të bukur dhe të këndshëm.

“Villeroy & Boch” sjell në dispozicion tuaj këtë koleksion në ambientet e tij te Rr. “Sami Frashëri”, në Qendrën Metropol.