Vjeshta nis bio! Zbuloni aksesorët që janë në harmoni me natyrën dhe çdo gjë që veshim!

“Swatch” është frymëzuar nga natyra për koleksionin e ri të orëve dhe na duhet të themi se inovacioni më i fundit i markës sjell aksesorët që qëndrojnë në harmoni me natyrën dhe çdo gjë që veshim këtë sezon.


Kjo shënon herën e parë që një markë prestigjioze zëvendëson materialin e prodhimit me një burim bio, për të sjellë një model ikonë. Koleksioni i ri sjell modelin tradicional, ndër të parët e “Swatch”, i rifreskuar në ditët e sotme, për të hapur një kapitull të ri me: BIORELOADED!

Inovacioni ka qenë gjithmonë shtysa që përcakton personalitetin e markës. Koleksioni “1983” vazhdon të ndjekë traditën por është prodhuar me dy materiale të reja të paraqitura bio, të nxjerra nga farat e bimës Ricinus.

Të gjithë përbërësit natyrshëm plotësojnë kërkesat e larta të cilësisë Made Swiss që “Swatch” vendos në produktet e veta. Dizajni i thjeshtë, me fushën e bardhë dhe akrepat e zinj, ndërthuret në mënyrë perfekte me ngjyrat neutrale, grinë dhe blunë natyrale të kasës dhe rripit, që e bëjnë të kombinueshme lehtësisht me çdo stil veshjeje.

Duke respektuar fjalë për fjalë marrëveshjen me natyrën, edhe paketimi i ri i këtij modeli përcakton një standard të ri gjithashtu. Materiali përbëhet nga shkumë letre të një përzierje inovative të bazuar në niseshte patateje dhe tapiokë. Si rezultat, paketimi i prodhuar mund të riciklohet.

Një moment i tillë historik meriton një dizajn të veçantë për ta ndjekur atë: koleksioni “1983” merr shkas nga ditët e para të “Swatch”. Gjashtë modele ofrojnë riinterpretime të orëve ikonë “Swatch’ dhe tipografinë e përsosur krijuar për sinjalistikën e Selisë së re “Swatch”, duke mos lënë asnjë dyshim se revolucioni “Swatch” nuk ka ndaluar kurrë së ecuri përpara.