Brandi i mirënjohur “Swarovski” feston 125-vjetorin që nga krijimi në vitin 1895, pikërisht kur vizioni i themeluesit Daniel Swarovski solli idetë e tij gjeniale nën moton: “Një diamant për të gjithë!”

Këtë vit “Swarovski” feston 125 vjet trashëgimi, inovacion dhe shkëlqim përmes një koleksioni shumë të veçantë që është një tribut për ADN-në unike “Swarovski” dhe përqëndrohet në modelet më të shitura të aksesorëve në ngjyrë blu.
Bluja, ngjyra e imagjinatës dhe frymëzimit
Me një histori të pasur që përfshin 125 vjet shkëlqim, “Swarovski” prezanton koleksionin unik më kristalet blu, si ngjyra e imagjinatës, frymëzimit dhe stabilitetit.
Koleksioni i 125-vjetorit përmban 21 aksesorët më të shitur në ngjyrën ikonike blu, nuancat e së cilës variojnë nga bluja e thellë Montana në blunë e lehtë të pasqyruar në kristale të pastra.
View this post on InstagramA post shared by Swarovski Partner Store (@by_best_albania) on
Po ju prezantojmë me disa copëza mahnitëse nga koleksioni i 125-vjetorit, që përfaqësojnë “Swarovski”-n, nga ngjyra blu e kristaleve mahnitëse te logoja ikonë e mjellmës, që duket e adhurueshme e vendosur si aksesor në çdo moment:
Këto vathë janë ideale për të festuar 125 vjetorin e “Swarovski”-t. Në formën e zemrës me elementë të kristaleve në ngjyrë të bardhë që rrethojnë kristalin e madh blu në qendër, vathët janë një dhuratë e shkëlqyer për veten dhe njerëzit e dashur.

Pjesë e Koleksionit të 125 vjetorit është edhe ora “Crystalline Glam”, e punuar me 800 kristale përrallore në ngjyrën blu, me një stil modern dhe bashkëkohor i shton edhe më shumë madhështi dhe gjallëri pamjes suaj.

Si një simbol i hijeshisë dhe fisnikërisë, mjellma është ikona ideale për bizhuteritë Swarovski. Kjo varëse e punuar në detaje nga koleksioni “Dancing Swan”, paqyron 125 vjet përvojë në mjeshtëri dhe dizajn unik.
View this post on InstagramA post shared by Swarovski Partner Store (@by_best_albania) on
Plot me shkëlqim delikat dhe stil klasik, ky byzylyk mahnitës “Tennis Deluxe”, do të bëjë çdo veshje të duket e mahnitshme. Ai përmban kristale në ngjyrat blu dhe të bardhë që e bëjnë këtë aksesor, një domosdoshmëri elegante për veshje e përditshme.

Ejani në “Swarovski” dhe festoni 125 vite detaje dhe emocion duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol, QTU dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!