Zbuloni të fshehtat e Atelier Swarovski

                                                   Karl Lagerfeld

Karl Lagerferd ( 10 Shtator 1933 – 19 Shkurt 2019), është cilësuar si ikona legjendare dhe e pavdekshme e stilit. Gjatë karrieres së tij shumë vjecare pati bashkëpunime mjaft të suksesshme. Një prej tyre ishte dhe bashkëpunimi me Atelier Swarovski. Një bashkëpunim padyshim i jashtëzakonshëm dhe që la gjurmë në gjithë industrinë e modës.  Në këtë sezon, Swarovski rikujton krijimet dhe stilin unik të Karl Lagerferd.


Koleksioni i ri në Atelier Swarovski është krijuar në nder të dizenjatorit, artistit, stilistit Karl, për kohën gjatë të cilës patën bashkëpunim. Ky koleksion merr jetë dhe prezantohet me elegancë në forma gjeometrike.

Varësja, unaza dhe byzylyku i këtij koleksioni në Atelier Swarovski, janë krijuar jo vetëm në forma gjeometrike, por të dizenjuara dhe në formën e shkronjës “K”, si një simbol apo nënshkrim në rikujtim të Karl Lagerferd, stilit të tij unik dhe të pavdekshëm.

Metali në ngjyrën gri, i larë në rodium dhe palladium nxjerr në pah një stil rock dhe kaq të veçantë që Karl përcillte. Ndërsa kristalet vijnë në ngjyra dhe linja të pastra siç janë Clear Crystal, Sopphire, Black Diamond, Blue Montana, duke i shtuar kështu prekjen magjike dhe unike të vetë Swarovskit.

Theater

Koleksion që vë në dukje bukurinë, elegancën dhe shkëlqimin e balerinave teksa performojnë në skenë, së bashku me mjeshtërinë e kostumeve të punuara me kaq detaje me kristale Swarovski. I frymëzuar nga shfaqje ikonike baleti, si “Romeo&Zhuljeta, Liqeni i Mjellmave, Bukuroshja e Fjetur”.

Për shumë dekada Swarovki i është përkushtuar skenës së teatrit dhe kurimit deri në detaje të skenografisë. Duke përmendur këtu pantoflat në ngjyrë rubini (Dorothy’s Ruby Slippers) dhe duke vazhduar më tej me botën përrallore dhe fantastike të Disney, “Aladin”. Dizanjatori i famshëm Greg Barnes vendosi në kostumet e personazheve mbi 2 milionë kristale Swarovski.