Zgjedhjet që bëjnë diferencën! Reperi me famë botërore impresionon me “Swatch” në videoklipin e tij të ri!

“Swatch” ju lejon të luani vetë me konceptin e kohës, duke e ndalur ose rifilluar atë sipas dëshirës suaj. Qartazi, koha është në dorën tuaj dhe ju mund t’a manipuloni atë si të doni.

“Swatch” ju ofron mundësinë për të ëndërruar edhe gjatë ditës. Po sikur të kishit mundësinë të ndalonit kohën, qoftë dhe për një moment? Ose thjesht të përjetoni përsëri 30 sekondat e fundit?

Orët “Swatch” janë bërë ikona kulturore gjatë viteve pas dhjetëra bashkëpunimesh me artistë e muzikantë të famshëm në botë, të cilët kanë zgjedhur këtë brand për të lënë përshtypjet më të mira.

Reperi me famë botërore, Tyla, ka shijuar në maksimum edicionin special të “Swatch”, të quajtur “BIG BOLD CHRONO CHECKPOINT GOLDEN”.

Në videoklipin e fundit në bashkëpunim me Whiz Khalifa dhe Gunna, të titulluar “All the Smoke”, reperi Tyla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me aksesorin “Swatch” në dorën e tij, një orë që të lë përshtypje që në shikimin e parë.

“BIG BOLD CHRONO CHECKPOINT GOLDEN” është ora perfekte që përshtatet me çdo stil, duke nisur nga stili i rrugës tek ai më klasiku.

S’ka rëndësi çfarë ke veshur, kjo orë do të të shkojë me gjithçka që ke në trup! Rripi i saj mat, fusha plot shkëlqim dhe akrepat gjigantë bëjnë këdo të kthejë sytë.

Që nga publikimi i projektit të tij debutues “HEART FULL OF RAGE”,reperi i suksesshëm Tyla është dëgjuar mbi gjysmë miliardë herë dhe mori dy çmime “Gold Records”, përfshirë një për “Billboard Hot 100” në vitin 2020.

“All The Smoke” identifikohet si himni i Tyla-s dhe suksesi i tij s’do të ishte aq i shndrritshëm pa orën “Swatch”.