Zonja dhe zotërinj! Koleksioni i ri i SWATCH është i gjithi art!

SWATCH ka bashkuar forcat me qendrën Pompidou, që i dedikohet artit modern dhe kontemporan. Na lejoni t’ju themi që orët janë fantastike!

Thjesht imagjinoni gjashtë kryevepra botërore, të punuara me mjeshtëri për kyçin e dorës tuaj.

E kemi fjalën për vepra të Frida Kahlo, Amedeo Modigliani, Robert Delaunay, Vassily Kandinsky dhe Piet Mondrian.

Swatch mendon se duhet të ketë më shumë kohë për art në jetën e njerëzve, ndaj ky koleksion do t’jua rikujtojë gjithmonë këtë detaj me rëndësi.

Misioni i Swatch dhe Pompidou është ta bëjë artin sa më të aksesueshëm për të gjithë.

Ngjyrat e gjalla dhe detajet transparente janë shenjat dalluese të markës zvicerane të orëve, që kësaj here gërshetohen kaq mirë me artin dhe kulturën.

PORTRETI I DÉDIE, NGA AMEDEO MODIGLIANI

Kjo orë nderon artistin italian, portretet ikonë të të cilit kapën fytyra e Parisit të fillimit të shekullit të njëzetë. Ora Swatch gjithashtu përfshin firmën e artistit mbi rrip.

KULLA EIFFEL, NGA ROBERT DELAUNAY

Kjo orë sjell këndin më ‘simpatik’ nga i cili artisti pikturonte kullën Eiffel.

KORNIZA, NGA FRIDA KAHLO

Rimagjinoni autoportretin e famshëm të Frida Kahlo-s të vendosur në një pasqyrë, që na e tregon nga të dyja anët. Kështu është edhe imazhi i saj në të dy rripat e orës Swatch.

Po ashtu, koleksioni përfshin KARUSELIN nga Robert Delaunay, E KUQE, BLU, E BARDHË nga Piet Mondrian, si dhe QIELLIN BLU nga Vassily Kandinsky.

Orët fantastike i gjen në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.

Gjithashtu të gjitha koleksionet e Swatch mund t’i ndiqni online në faqen e Facebook “Swatch Albania” dhe në Instagram, “By Best Watches”.